Kryepeshkopi Joan vizitë në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës: Vijmë nga toka ku apostull Pavli shpërndau farën e Ungjillit

Kryepeshkopi Joan vizitë në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës: Vijmë nga toka ku apostull Pavli shpërndau farën e Ungjillit

Fortlumturia e Tij, Kryepeshopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joani, u prit në vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës, në kuadër të marrëdhënieve vëllazërore mes dy kishave. Kryepeshkopi Joan, së bashku me delegacionin që e shoqëron u pritën me nderime nga Mitropoliti i Kalqedonës, hirësia e tij Emanueli, anëtarë të oborrit patriarkal, si dhe nga klerikë të Kryepiskopatës fort të Shenjtë të Kostandinopojës dhe të Mitropolive të Kalqedonës, të Dherkon dhe të Prinkiponisit. Në kishën patriarkale të Shën Gjergjit u zhvillua Dhoksologjia, e kryesuar nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, me praninë e Mitropolitit të Kalqedonës, hirësi...
Burimi: Javanews.al