Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kryeparlamentarja Spiropali në Vorë: Ndihmë falas për qytetarët në përdorimin e mbi 1200 shërbimeve online
Qytetarëve në gjithë vendin po u ofrohet asistencë e përditshme pranë bashkive në përdorimin e aplikimeve të ndryshme elektronike të Platformës Qeveritare të Ndërveprimit e-Albania, që lidh institucionet, shmang radhët fizike dhe kursen kohë në marrjen e dokumenteve. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ishte sot në bashkinë e Vorës, ku vizitoi nga afër sportelet e vendosura në dispozicion të qytetarëve. “Çdo ditë, 10–15 qytetarë drejtohen pranë bashkisë Vorë për ndihmë në përdorimin e mbi 1200 shërbimeve të ndryshme online. Fluksi rritet të hënave dhe të enjteve, gjatë ditëve të tregut, kur në qytet vijnë edhe banorë nga zonat përreth”, u...