Burimi:
zeri.ai

Kryente transportin e lëndëve narkotike, arrestohet 24-vjeçari në Zvicër
👁5639
Foto ilustruese LUGANO- Një 24-vjeçar shqiptar në Lugano, Zvicër është arrestuar, pasi akuzohet se është i përfshirë në trafikun e drogërave. Sipas autoriteteve, i riu shqiptar kishte një rol të rëndësishëm në këtë grup kriminal, pasi kryente transportin e ngarkesave të mëdha të kokainës. 24-vjeçari u arrestua në banesën e tij. Gjatë kontrollit iu gjetën rreth 120 gramë kokainë dhe disa mijëra franga. Ai akuzohet për shkelje të rënda të Ligjit Federal për Narkotikët, si dhe shkelje të Ligjit Federal për të Huajt. Ndërsa, autoritetet zvicerane po vijojnë me hetimet për të çmontuar organizatën kriminale ku bënte pjesë./ZËRI