Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kryen ndërtime pa leje në Jalë dhe Dhërmi/ Pranga 3 punonjësve të kompanisë, të proceduar 4 punonjës të IMT
👁6211
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë finalizuar një operacion për ndërtim të paligjshëm në zonat bregdetare të Jalës dhe Dhërmiut, duke arrestuar tre shtetas dhe shpallur një tjetër në kërkim. Të arrestuarit janë nje 41 vjeçar, 40 vjeçar dhe nje 52 vjeçar, ky i fundit me funksione inxhinier zbatimi dhe drejtues projekti. Këta shtetas dyshohet se kanë lejuar dhe kryer punime ndërtimi në këto zona turistike pa u pajisur me dokumentacionin përkatës, në shkelje të ligjit dhe për qëllime fitimi. Për të njëjtën vepër penale, “Ndërtim i paligjshëm”, është shpallur në...