Kryeministri sulmon protestuesit e dhunshëm: Njërëz pa shkollë, kanë nevojë për psikolog!
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, pas disa ditësh protestash dhe përplasjesh në Tiranë. Gjatë një takimi me Policinë e Shtetit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, Rama i cilësoi të rinjtë që marrin pjesë në protesta si persona që kanë nevojë për trajtim psikologjik dhe pretendoi se ata po përdoren nga shërbime të huaja për të destabilizuar Shqipërinë. Duke komentuar veprimet e protestuesve dhe përdorimin e molotovëve, kryeministri u shpreh se një pjesë e tyre kërkon kaos dhe shkatërrim, ndërsa i përshkroi si të rinj që vijnë nga periferitë për të sulmuar qendrën e kryeqytetit. “Adhurojnë molotovin dhe rrëmujën e kaosin e u turren dyqaneve. Kjo masë ka nevojë për psikolog e për t’u trajtuar nga shoqëria...
Burimi:
kohajone.com