Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kryeministri Rama vizitë të papritur në bashkinë e Vlorës, mbledh stafin drejtues të institucionit, “problematikat” e sezonit në fokus
Paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Bashkisë së Vlorës, ku po zhvillon një mbledhje me kryetarin Ermal Dredha dhe stafin drejtues të institucionit. Burime nga brenda bashkisë bëjnë me dije se takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe ka përfshirë edhe deputetë e ish-deputetë të qarkut Vlorë. Në qendër të diskutimeve janë sfidat kryesore të qeverisjes vendore dhe problematikat më të mprehta që përballen qytetarët. Sipas të njëjtave burime, tre çështjet që kanë marrë vëmendje të veçantë janë mungesa e ujit të pijshëm, gjendja e kanalizimeve dhe menaxhimi i mbetjeve urbane, problematika të cilat...