Kryeministri Rama ultimatum kryebashkiakëve për shkarkime, reagojnë  Qosja dhe Tavo

Kryeministri Rama ultimatum kryebashkiakëve për shkarkime, reagojnë Qosja dhe Tavo

Pas takimit të zhvilluar në Durrës me kryetarët e bashkive nga gjithë vendi, Kryeministri Edi Rama ka vendosur një ultimatum të prerë: deri të hënën, të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative dhe nënkryetarët e bashkive. Por ky vendim nuk është pritur njësoj nga të gjithë drejtuesit vendorë. Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, ka deklaruar hapur se nuk do të zbatojë urdhrin e Ramës. “Nuk shkarkoj askënd vetëm sepse e kërkon kryeministri. Nuk dëgjoj urdhrat politikë,” tha Qosja, i zgjedhur nën siglën e koalicionit të drejtuar nga Sali Berisha. Ndërkohë, një qëndrim më i moderuar ka ardhur...
Burimi: Kohajone.com