Kryeministri Rama publikon videon dhe prezanton deputetët fitues të qarkut Dibër

Kryeministri Rama publikon videon dhe prezanton deputetët fitues të qarkut Dibër

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit një video-prezantuese të deputetëve fitues në qarkun e Dibrës në zgjedhjet e 11 majit. Në video, Rama tregon bukuritë e qarkut Dibër dhe tre deputetët që do të ulen në Kuvend në legjislaturën e ardhshme. Më i vjetri nga deputetët është Blendi Klosi, i cili numëron 7 mandate. Ata janë: Blendi Klosi mandati 7 Alma Selami mandati 1 Agron Malaj mandati 1.
Burimi: Opinion.al