Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kryeministri Rama publikon pamjet nga Durrësi: Mbërrin kroçera luksoze me 463 turistë gjermanë!
👁9789
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale foto nga mbërritja e kroçerës turistike “MV Deutschland” në Portin e Durrësit, ku në bord ndodheshin 463 pasagjerë, shumica gjermanë, të cilët kanë zbarkuar në Shqipëri si pjesë e një turi kulturor nëpër Mesdhe. Anija luksoze ka mbërritur në Durrës pas ndalimit në Portin e Vathit në Greqi, ndërsa ndalesa në portin më të madh të vendit është pjesë e një itinerari që vijon më pas drejt Kotorrit, në Malin e Zi. Gjatë qëndrimit në vendin tonë, turistët do të kenë mundësi të vizitojnë disa nga pikat më të rëndësishme historike dhe kulturore, përfshirë...