Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kryeministri Rama njofton nga Haga: Samiti i NATO do mbahet në Tiranë në 2027
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria do të jetë mikpritësja e Samitit të NATO-s në vitin 2027. Lajmi është bërë publik përmes një postimi të tij nga Haga, ku po zhvillohet aktualisht Samiti i Aleancës. Sipas Ramës, vendimi është marrë unanimisht nga vendet anëtare, duke konfirmuar se samiti i ardhshëm pas disa vitesh do të mbahet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.