Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kryeministri i Spanjës uron Ramën për fitoren: Shqiptarët mbështesin përpjekjet për ta futur Shqipërinë në BE
👁7104
Aktualitet E Martë, 13 Maj 2025 22:05 Kryeministri i Spanjës uron Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për fitoren e thellë në zgjedhjet e 11 majit, ku deri më tani janë 83 mandate. Sánchez shprehet se ky rezultat tregon se shqiptarët mbështesin përpjekjet e qeverisë për të futur Shqipërinë në BE. ”Urime Edi Rama për fitoren e madhe të Partisë Socialiste në zgjedhje. Shqiptarët mbështesin në masë të madhe përpjekjet për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Urime”, shkruan ai.