Kryeministri i Hungarisë bllokon buxhetin e BE-së, Orban: Nuk e miratojmë pa u zhbllokuar fondet e ngrira që na takojnë

Kryeministri i Hungarisë bllokon buxhetin e BE-së, Orban: Nuk e miratojmë pa u zhbllokuar fondet e ngrira që na takojnë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, deklaroi sot se vendi i tij nuk do ta mbështesë buxhetin e ri shtatëvjeçar të Bashkimit Evropian nëse Brukseli nuk zhbllokon të gjitha fondet evropiane që janë aktualisht të ngrira për Hungarinë. Prej më shumë se 15 vitesh, udhëheqësi nacionalist është në konflikt të vazhdueshëm me institucionet evropiane për politikat e tij të ashpra ndaj emigracionit, kufizimet e vendosura ndaj të drejtave të komunitetit LGBTI+ dhe për, siç thonë kritikët, përkeqësimin e demokracisë në Hungari. Si pasojë, Bashkimi Evropian ka pezulluar miliarda euro fonde që i ishin caktuar vendit, ndërsa përplasjet për sundimin e ligjit...