Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kryeministri britanik uron Ramën: Fitore historike në zgjedhje
👁6851
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e fundit. Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shprehu mbështetjen për vijimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. “Urime Edi Rama për fitoren tuaj historike në zgjedhje. Me padurim pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë për të sjellë rezultate për qytetarët në të dy vendet tona,” shkroi ai.