Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kryeministri britanik: Irani duhet të kthehet në tryezën e negociatave, SHBA veprime për të zbutur kërcënimin nga programi bërthamor
Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer tha se SHBA-të kanë ndërmarrë veprime për të “zbutur” “kërcënimin e rëndë” të programit bërthamor të Iranit, pas sulmeve të Amerikës ndaj tre centraleve bërthamore të Iranit. Në një deklaratë Starmer tha: “Programi bërthamor i Iranit është një kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare. Iranit nuk mund t’i lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore dhe SHBA-të kanë ndërmarrë veprime për të zbutur këtë kërcënim.” “Situata në Lindjen e Mesme mbetet e paqëndrueshme dhe stabiliteti në rajon është një përparësi. Ne i bëjmë thirrje Iranit të kthehet në tryezën e negociatave dhe të arrijë një zgjidhje...