‘Kryeministër rrugaç’, Bardhi: Sulmi ndaj gjyqtarit Balliu, tentativë për të shembur pavarësinë e drejtësisë…

‘Kryeministër rrugaç’, Bardhi: Sulmi ndaj gjyqtarit Balliu, tentativë për të shembur pavarësinë e drejtësisë…

Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas polemikave të kryeministrit Edi Rama me gjyqtarin Hazbi Balliu, lidhur me heqjen e masës së konfiskimit për një pallat. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Bardhi shprehet se “sulmi i kryeministrit ndaj gjyqtarit është një përpjekje për të shkallmuar pavarësinë e gjyqësorit”. Bardhi kërkon nga KLGJ dhe KLP që të reagojnë në mbrojtje të gjyqtarëve dhe prokurorëve “Sjellje të tilla të Edi Ramës ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë guxuar të manifestojnë sadopak pavarësi në ushtrimin e detyrës nuk kanë munguar gjatë gjithë qeverisjes së tij, me intensitet të shtuar pas arrestimit të benjaminit të tij në krye të Bashkinë së Tiranës Erion Veliaj. Ky pra që i pëlqen ta prezantojë veten si autorin e reformës...