Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kryemadhi shkon në GJKKO, zbulon arsyen: Kam ardhur për shpifjen e…
👁10790
Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për t’u përballur me juristin Romeo Kara, i cili e ka kallëzuar për “shpifje” dhe “fyerje”. “Kam gjyq, për shpifje me inceneratorin në SPAK. Gjithë dynjaja shkon në gjyq civil, unë vij këtu”, tha Kryemadhi për gazetarët para se të futej në godinë. Në kallëzimin e tij, Kara pretendon se vepra penale nga Kryemadhi është konsumuar në deklaratat e saj publike, kur është shprehur se Kara është paguar për kallëzimin e tij ndaj Ilir Metës.