Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Gjithë dynjaja shkon në gjyq civil, unë vij këtu
👁4096
Monika Kryemadhi është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Para se të hynte në godinë ajo ka thënë për gazetarët se ka një gjyq për shpifje. “Kam gjyq, për shpifje me inceneratorin në SPAK. Gjithë dynjaja shkon në gjyq civil, unë vij këtu”, tha Kryemadhi për gazetarët para se të futej në SPAK. Kujtojmë se ajo është kallëzuar nga juristi Romeo Kara për “shpifje”.