Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Kryemadhi del nga SPAK: Firmosëm që s’jemi dakord, akoma nuk kanë bërë gati fashikujt
Monika Kryemadhi ka reaguar pas njoftimit të SPAK për mbylljen e hetimeve ndaj saj, duke e quajtur procesin të pabazuar. Ajo deklaroi se fashikujt përmbajnë artikuj portalesh dhe shpenzime të zakonshme si kafe dhe sanduiçe. Kryemadhi theksoi se nuk është dakord me akuzat dhe se do ndjekë të gjitha procedurat ligjore. Kryemadhi kërkoi që çështja të trajtohet me durim e qetësi. Monika Kryemadhi: Akoma nuk kanë bërë gati fashikujt. Kanë marrë shkrime portalesh dhe i kanë bërë fashikujt. Aty ka karta banke, që janë blerë sanduiçe, kafe e kështu gjërash. Dhe unë kam analizë financiare, edhe unë kam 8000 faqe, edhe...