Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kryemadhi 240 mijë dollarë shpenzime nga karta e biznesmenit, reagon sërish Meta: S’kam qenë në Beverly Hills, as në Las Vegas, por në majë të Korabit dhe Jezercës
Ilir Meta ka reaguar sërish për kartën bankare për të cilën SPAK thotë se Monika Kryemadhi shpenzoi 244 mijë dollarë për veshje, bileta avioni e hotele në në Beverly Hills dhe Las Vegas. Në një postim të radhës në Facebook, Meta ia lë sërish përgjegjësinë, ish-bashkëshortes së tij, duke thënë se atij nuk i është zbuluar asnjë kartë. Meta thotë se nuk ka qenë dhe as nuk ka dëshiruar asnjëherë që të shkojë në Beverly Hills dhe Las Vegas, pasi ka zgjedhur gjithmonë të vizitojë mrekullitë natyrore të Shqipërisë, si majën e Korabit dhe të Jezercës. “Kartat bankare për të...