Kryediplomatja e BE del kundër marrëveshjes Trump-Putin, Kallas: Nafta ruse do të financojë luftën në Ukrainë!

Kryediplomatja e BE del kundër marrëveshjes Trump-Putin, Kallas: Nafta ruse do të financojë luftën në Ukrainë!

Diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka kundërshtuar marrëveshjen e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun rus, Vladimir Putin, për pezullimin e përkohshëm të sanksioneve ndaj naftës ruse. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme paralajmëron se lehtësimi i kufizimeve ndaj naftës ruse i siguron Moskës më shumë të ardhura për të financuar luftën në Ukrainë. Në një postim në rrjetet sociale, Kallas thekson se ky nuk është momenti për të ulur presionin ndaj Rusisë. “Sulmet ruse kanë vrarë mbi 80 civilë ukrainas brenda dy ditësh. Për më tepër, Rusia ka intensifikuar sulmet e saj hibride kundër Evropës, duke synuar si shtetet anëtare të BE-së, ashtu edhe aleatët e NATO-s”, shkruan Kallas. Ajo shton se pezullimi i sanksioneve ndaj...