Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kryebashkiaku i Hasit nuk i bindet Ramës: S’kam në plan të shkarkoj ndonjë punonjës
Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh në reagim për Top Channel se nuk e ka në plan të shkarkojë asnjë punonjës, vetëm nëse shkelin ligjin. Ai pohoi se vetëm një javë më parë punonjësit e bashkisë Has bënë një punë kolosale duke shuar plotësisht vatrën e zjarrit në afërsi të malit të Pashtrikut. Ndërkohë Bashkia Kukës ka shkarkuar të gjithë administratorët dhe dy nënkryetarët e saj për performancë të dobët.