Kryebashkiakë, deputetë, artistë e investitorë, SPAK “kopsiti” dosjen e Veliajt me 97 deklarime personash

Kryebashkiakë, deputetë, artistë e investitorë, SPAK “kopsiti” dosjen e Veliajt me 97 deklarime personash

Erion Veliaj TIRANË-Hetimi për korrupsionin e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nga ana e Prokurorisë së Posaçme do të vijojë deri më 24 shtator. Po në këtë datë SPAK do të vendosë nëse do ta çojë dosjen për gjyq. Ndërkohë detaje të reja janë zbardhur lidhur me dosjen, ku Oranews raporton se nga 6 dhjetori i vitit 2024 e deri më 17 korrik të këtij viti Prokuroria e Posaçme ka administruar 97 deklarime të personave që kanë dijeni mbi veprat penale që prokuroria ia ka atribuar Erjon Veliajt, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe personat e tjerë...