Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kryebashiaku Beci publikon videon nga plazhi i Velipojës: Sekuestrim shezllonësh pa leje
Aksioni për hapësirat publike është përqendruar edhe në plazhin e Velipojës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka treguar me një video punën e punonjësve për lirimin e hapësirave publike. Postimi i plotë Çdo ditë, grupet e Policisë Bashkiake janë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e pushuesve dhe ruajtjen e hapësirave publike në plazhin e Velipojës. Gjatë ditës së sotme është evidentuar një tjetër rast zënies së hapësirës publike, ku është ndërhyrë në lirimin dhe sekuestrimin e shezllonëve të vendosur pa lejen e miratuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.