Krujë – Zjarret rikthehen në Halil dhe Krastë, Kalaja: Banorët po luftojnë vetë me flakët
Janë riaktivizuar zjarret në Halil dhe Krastë të Krujës, vetëm pak orë pasi ishin shuar gjatë natës. Kreu i PD-së së Krujës, Aulon Kalaja, raporton nga terreni se flakët po përhapen gradualisht nga kurora e pishave të Krastës drejt ullishteve, duke djegur hektarë të tërë dhe pemë ulliri. Në video shihen banorë të zonës që po përballen vetë me zjarrin, ndërsa kërkohet ndërhyrje urgjente me mjete zjarrfikëse dhe helikopterë. Kalaja u bën apel institucioneve të emergjencave civile që të ndërhyjnë menjëherë, pasi në zonë nuk ka prani helikopterësh. Ai thotë se Kruja po përballet prej një muaji me vatra të përsëritura zjarri, duke përmendur Krastën, Zidollin, Albanopolisin, Bojen, Varoshin, Barabitin, Bazën, Fushë-Krujën, Grepsin, Mukjen dhe Bilajn. “Kruja nuk po gjen paqe”, shprehet Kalaja, ndërsa kërkon që...
Burimi:
syri.net