Çmimet e ushqimeve në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon; rekord bulmeti
Nëse ke 100 euro për të blerë produkte ushqimore në Tiranë, me të njëjtën shumë mund të blesh rreth 46% më shumë në Prishtinë, 34% më shumë në Shkup, 25% më shumë në Podgoricë, 22% më shumë në Sarajevë dhe 17% më shumë në Beograd. Diferencat në çmimet e ushqimeve mes kryeqytetit shqiptar dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor janë të ndjeshme, sidomos për produktet e konsumit të përditshëm, nga qumështi e vezët te djathi, mishi dhe frutat. Sipas një krahasimi të bërë nga “Monitor”, bazuar në të dhënat e platformës ndërkombëtare Numbeo për çmimet në markete, një shportë me 15 produkte bazë kushton 54.6 euro në Tiranë, nga 46.9 euro në Beograd, 44.6 euro në Sarajevë, 43.8 euro në Podgoricë, 40.7 euro në...
Burimi:
syri.net