VIDEO/ Dalin pamjet e shembjes së ndërtesës me 8 viktima në Nju Jork, fëmija vrapon drejt nënës
Një video po qarkullon në internet që tregon momentet dramatike para se një ndërtesë trekatëshe në Brooklyn të Nju Jorkut të shembej, duke vrarë tetë persona, përfshirë dy fëmijë të moshës 9 dhe 10 vjeç. Videoja e cila u publikua nga CBS News New York tregon një djalë 9-vjeçar teksa kupton se diçka nuk shkon dhe vrapon drejt nënës së tij, ndërsa vëllai i tij dyvjeçar është në dysheme. Brenda pak sekondash, apartamenti fillon të shembet dhe imazhi ndërpritet. Familja në pamjet filmike arriti të mbijetojë. Sipas babait të fëmijëve, Anderson Velez, gruaja e tij dhe djali i tyre 9-vjeçar janë shtruar në spital, ndërsa 2-vjeçari nuk është lënduar. Momenti i shembjes u kap gjithashtu nga një kamera në një ndërtesë fqinje. Pamjet tregojnë ndërtesën...
Burimi:
syri.net