Vjosa bllokon rrugën e vjetër Fier-Vlorë

Vjosa bllokon rrugën e vjetër Fier-Vlorë

Dalja nga shtrati i Lumit Vjosë në disa pjesë të tij ka bllokuar edhe aksin e vjetër rrugor Fier-Vlorë. Policia ka ngritur një postbllok për të pezulluar kalimin e automjeteve. Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet strukturës së saj të posaçme për emergjencat civile, ka urdhëruar evakuime të menjëhershme të banorëve në të paktën tre zona të vendit, ku rrezikoheshin jetët e tyre si pasojë e prurjeve të larta të lumenjve. Alarmi i parë i evakuimit u dha për banorët e Novoselës, pasi lumi Vjosa kishte nivele të larta prurjesh dhe, në afërsi të urës së Mifolit, nisën përmbytjet e tokave bujqësore dhe të banesave. Të njëjtat struktura lëshuan alarme evakuimi edhe për banorët e zonës së Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës, si dhe për...