Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Kronikë nga pjesa veriore e Pelagonisë: A KEMI TË BËJMË ME “KULTURËN MEGALITE” EDHE NË KËTË ANË?!
Mustafa Ibrahimi Kronikë nga pjesa veriore e Pelagonisë (2) A KEMI TË BËJMË ME “KULTURËN MEGALITE” EDHE NË KËTË ANË?! Cërnilishtë (Dollnen), Prilep: 03.01.2023 Në fshatin Cërnilishtë, 25 km larg Prilepit, gjenden disa struktura gurësh të larta të papërpunuara dhe disa struktura të bëra me gurë të vegjël. Ky lokalitet gjendet në pjesën lindore, ngjitur me varret e fshatit. Ka shumë të ngjarë që kemi të bëjmë me Kulturën megalite, sepse siç shihet në fotot, gurët me strukturat e tyre interesante, me lartësi edhe në 2 e më shumë metra, na bëjnë me dije se kemi të bëjmë me gurë megalite. Këto gurë janë shumë të ngjashme me strukturën megalitike për shembull me kompleksin me më shumë se 3000 gurë në Carnac (Brittany), Francë. Atje...