Kronike e dites se pare ne Akademine e Rilindjes/ Satira e Gjekmarkajt: Nga nxënësit me përparëse Ervin Hoxha, Gonxhe e Sara Mile tek akademiket Fatmiri e Brace e deri te keqkuptimi me akademiken Bora

Dita e parë e shkollës u mbush nga cicërimat e deputetëve të rinj! Toni bekoi shkollen e tha një lutje ! Pirdeni kishte vënë dy kordele dhe gëzueshëm fluturonte sa andej-këtej! Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, përparëse të zezë me jakë të bardhë, dhe dy feta me gjalpë e reçel i lëpiu si nepsqar pa rënë zilja! Petrit Malaj kishte mbathur  sandale me çorape të bardha, pantallona të shkurtra  dhe çantë me rripa! Gonxhe luante me një top llastiku, për mur si çapkën dhe herë pas herë ndukte ndonjë kafshatë nga Hoxha! Ceno Klosi bënte kaluçin e më pas kollotumba...
Burimi: Top-Channel.tv