Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kroacia përfshihet nga stuhi dhe dallgë të forta
👁5560
Një stuhi e fuqishme ka goditur Kroacinë ditën e sotme, duke përfshirë rajonet bregdetare me erëra të forta dhe dallgë të larta. Erërat jugore që kanë përfshirë Adriatikun qendror dhe verior janë shkaktuar nga një rrymë ajri të ngrohtë, duke sjellë vështirësi të mëdha për transportin detar. Sipas Qendrës Hidrometeorologjike Detare të Splitit, dallgët në disa zona pritet të arrijnë deri në gjashtë metra lartësi, çka i bën udhëtimet detare të rrezikshme, veçanërisht në pjesën qendrore dhe veriore të Adriatikut. Autoritetet paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet në orët në vijim dhe u bëjnë thirrje qytetarëve dhe udhëtarëve të tregojnë...