Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria, AKU hesht
Kroacia bllokon sërish prodhimet bujqësore shqiptare. Këtë herë, autoritetet kroate kanë ndaluar dy ngarkesa, një me fiq të thatë dhe një tjetër me speca, pasi analizat laboratorike kanë zbuluar prani të lartë të aflatoksinave dhe pesticideve, mbi kufijtë e lejuar. Sipas të dhënave të publikuara më 26 tetor në Sistemin Evropian të Alarmit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshët, RASFF, fiku i thatë me origjinë nga Shqipëria ka rezultuar me përmbajtje aflatoksinash 375% mbi normën e lejuar. Konkretisht, kufiri maksimal i lejuar për aflatoksinat totale në fiqtë e thatë është 10 mikrogramë për kilogram, ndërsa analizat laboratorike kanë zbuluar një përqendrim prej 47,5 mikrogramësh për kilogram. Por shkelja nuk përfundon këtu. Në të njëjtën ngarkesë është konstatuar edhe prania e aflatoksinës B1, një...
Burimi:
ntv.al