KRIZË E RE USHQIMORE NË GAZA, OKB SHKURTON NDIHMAT PËR 500 MIJË PERSONA! MUNGESA E FONDEVE RREZIKON FAMILJET PA TË ARDHURA
Rreth 500 mijë palestinezë në Rripin e Gazës do të mbeten jashtë programit të rregullt mujor të ndihmës ushqimore të Kombeve të Bashkuara, pas një vendimi për reduktimin e furnizimeve për shkak të mungesës së financimit. Programi Botëror i Ushqimit, WFP, ka njoftuar se do të ulë numrin e personave që synon të mbështesë çdo muaj nga 1.6 milionë në 1.1 milionë. Zhvillimi u bë publik më 19 tetor, në një kohë kur një pjesë e madhe e popullsisë së Gazës vazhdon të përballet me pasiguri të rëndë ushqimore. Drejtuesi në detyrë i WFP-së, Carl Skau, ka paralajmëruar se mungesa e fondeve po e detyron organizatën të marrë vendime të vështira, duke reduktuar si numrin e përfituesve, ashtu edhe sasinë e ndihmës për disa familje....
Burimi:
ntv.al