Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

Analisti Milaim Zeka ka komentuar krizën politike në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit të mbajtura në shkurt, duke theksuar se nëse Albin Kurti nuk arrin të formojë qeverinë brenda afatit ligjor, mandati për formimin e saj do t’i kalojë Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Sipas Zekës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë: nëse brenda 15 ditëve nga emërimi Albin Kurti nuk formon qeverinë, atëherë mandati i kalon subjektit të dytë më të madh, që në këtë rast është PDK-ja. Ai krahasoi këtë procedurë me Shqipërinë, ku mandati u jepet individëve dhe jo partive, ndërsa në Kosovë i kalon partisë...
Burimi: Sot.com.al