Kriza politike në Kosovë kthehet në ‘pikën zero’, Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

Kriza politike në Kosovë kthehet në ‘pikën zero’, Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar pas mbledhjes së Grupit Parlamentar se gjashtë deputetë të partisë kanë vendosur të mos mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut për President të Kosovës. Abdixhiku tha se deputetët nuk kanë pranuar të respektojnë vendimin e Kryesisë së LDK-së, e cila më herët gjatë ditës miratoi marrëveshjen politike dhe mbështeti nominimin e Sejdiut për postin e Presidentit. Sipas kreut të LDK-së, ky qëndrim rrezikon të shkaktojë pasoja për vendin dhe, sipas tij, mund ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve të reja. “Me keqardhje, gjashtë deputetë të LDK-së kanë vendosur të mos e respektojnë vendimin e kryesisë së LDK-së. Ata kanë deklaruar se nuk e votojnë kandidatin e propozuar. Konsideroj se shkaktojnë dëm dhe e dërgojnë vendin në zgjedhje....