Kriza institucionale në Kosovë/ Kurti zotohet për angazhim mbi konstituimin, partitë kërkojnë votim të hapur

Kriza institucionale në Kosovë/ Kurti zotohet për angazhim mbi konstituimin, partitë kërkojnë votim të hapur

Teksa lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u zotua se do të angazhohet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, udhëheqësit e partive të tjera të mëdha parlamentare kërkuan sërish votim të hapur për kryeparlamentar, pas takimeve ndaras që patën me presidenten Vjosa Osmani të mërkurën. Osmani i priti Kurtin, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj – në përpjekje për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë nga kriza institucionale. Kosova është pa institucione të reja edhe...
Burimi: Sot.com.al