Kriza humanitare në jug të Ukrainës, Papa Leone i telefonon Zelenskit: Bisedime me Moskën dhe ndihma banorëve!
Papa Leoni XIV ka zhvilluar një telefonatë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, gjatë së cilës ka kërkuar bashkëpunimin e Ukrainës dhe Rusisë për dërgimin e ndihmave humanitare në qytetin e Oleshky-t, në jug të Ukrainës. Sipas një deklarate të Vatikanit, kreu i Kishës Katolike ka shprehur shqetësimin për përkeqësimin e situatës humanitare në këtë qytet, ku banorët po përballen me mungesë ushqimesh dhe ndihme mjekësore urgjente. Papa ka shprehur shpresën se bashkëpunimi mes palëve do të mundësojë dërgimin e ushqimeve dhe furnizimeve mjekësore, si dhe evakuimin e sigurt të civilëve që dëshirojnë të largohen nga zona. Oleshky ndodhet në rajonin e Khersonit dhe është nën pushtimin rus që nga viti 2022. Banorët kanë raportuar për një krizë ushqimore që po thellohet, duke shtuar shqetësimet për...
Burimi:
javanews.al