Kriza humanitare në Gaza/ Pas Francës dhe Britanisë së Madhe, Portugalia planifikon të njohë shtetin palestinez

Kriza humanitare në Gaza/ Pas Francës dhe Britanisë së Madhe, Portugalia planifikon të njohë shtetin palestinez

Edhe Portugalia po planifikon të njohë Shtetin e Palestinës. Kjo deklaratë vjen pas vendimit të Francës, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe për njohjen e shtetit palestinez në shtator nëse Izraeli nuk i jep fund luftës në Gaza. Qeveria portugeze tha se po “studion njohjen e Shtetit të Palestinës si pjesë e një procesi që mund të zhvillohet gjatë sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork këtë shtator”. Portugalia ka ndjekur një qasje më të kujdesshme, duke thënë se donte të hartonte së pari një qëndrim të përbashkët me vendet e tjera të BE-së,...