Kriza ekonomike: Shqiptarët konsumojnë vetëm oriz e makarona, ndërsta turistët…
Turizmi ndryshon shportën e konsumit, por nuk e zëvendëson emigracionin. Makaronat dhe orizi janë produktet me peshën më të lartë të konsumit te shporta ushqimore. Por ardhja e turistëve ka rritur kërkesën edhe për produkte të gatshme, snack-e, pije freskuese dhe alkoolike. Emigracioni dhe rritja e çmimeve vijojnë të ndikojnë te pakësimi i kërkesës nga konsumatori vendas, ndërsa efekti i turizmit mbetet sezonal. Dorina Azo Këtë vit ardhja e turistëve të huaj ka ndryshuar peshën e konsumit për produktet e shportës ushqimore. Makaronat dhe orizi zunë peshën kryesore të konsumit te produktet e shportës për vendasit (përfshirë edhe produktet e freskëta sezonale të bulmetit dhe mishit), sipas drejtuesve të supermarketeve dhe distributorëve për rrjetin retail. Por ardhja e turistëve gjithashtu pasuroi tendencën për më tepër...
Burimi:
syri.net