Kriza e ardhshme në Ballkan mund të mos nisë me tanke, mund të nisë në servera
Nga Gurakuç Kuçi KRIZA E ARDHSHME NË BALLKAN MUND TË MOS NISË ME TANKE. MUND TË NISË NË SERVERA. Europa po përgatitet për një konflikt që mund të mos shpallet kurrë zyrtarisht. BE-ja po ndërton korridore për mobilitet ushtarak, po forcon mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe po zhvillon mekanizma të përbashkët kundër sabotazhit, sulmeve kibernetike dhe operacioneve hibride. Por në Ballkan ende priremi ta imagjinojmë kërcënimin përmes skenarëve të shekullit të kaluar: tanke, kufij dhe mobilizim trupash. Kërcënimi i ardhshëm mund të duket krejt ndryshe. Një sulm kibernetik që nxjerr jashtë funksionit rrjetin energjetik në mes të dimrit. Paralizimi i sistemit bankar ose telekomunikimeve. Një operacion inteligjence. Një fushatë e koordinuar dezinformimi që, brenda disa orësh, shndërron një incident lokal në krizë ndëretnike. Ballkani ka...
Burimi:
ntv.al