Kritika, lavdërime, përqafime, tension, stola, 41 gola. Allegri dhe Vlahovic, a do të ribashkohen?

Kritika, lavdërime, përqafime, tension, stola, 41 gola. Allegri dhe Vlahovic, a do të ribashkohen?

Marrëdhënia mes Massimiliano Allegrit dhe Dusan Vlahovic nisi me këto fjali: “Vlahovic është inteligjent dhe i zgjuar. Bashkë me Haaland dhe Mbappé është ndër qendërsulmuesit më të fortë në botë”. Një deklaratë e rëndë (në fund të fundit, DV9 te Fiorentina dukej gati për të lënë gjurmë në 10 vitet e ardhshme të futbollit italian) e trajnerit livornez, kur u kthye në stolin e “Zonjës së Vjetër”. Që aty, gjithçka ka qenë përshpejtim dhe frenim, fjalë të bukura dhe thumbime, ndonjëherë edhe të thëna përmes të tretëve. Në përgjithësi, sigurisht jo marrëdhënia e shekullit; jo si Messi me Guardiolën apo...