Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Kriminelët në Durrës kërcënuan me armë kandidaten tonë për deputete’, denoncon Adriatik Lapaj: Policia të veprojë
👁12861
Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka ngritur sot një akuzë të rëndë ndaj elementëve të krimit të organizuar në qytetin e Durrësit, duke deklaruar se kandidatja e këtij koalicioni për zgjedhjet e 11 majit, Valbona Myhedini, është kërcënuar me armë gjatë një takimi me qytetarët. Sipas Lapajt, incidenti ndodhi në lagjen nr. 8, pranë shkollës “Eftali Koçi”, ku Myhedini dhe aktivistët që e shoqëronin u përballën me një person të armatosur. Për këtë ngjarje, Lapaj ka publikuar edhe një video në rrjetet sociale, ku pretendohet se shfaqet autori i aktit të kërcënimit. “Valbona Myhedin, shtetase amerikane, është...