Krimi në Gjilan/ Vrau gruan dhe vëllain e saj, plagosi edhe një person tjetër! Autori u vetëdorëzua

Krimi në Gjilan/ Vrau gruan dhe vëllain e saj, plagosi edhe një person tjetër! Autori u vetëdorëzua

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Gjilanin pasditen e së premtes, më 9 tetor. Dy persona, një grua 27-vjeçare dhe vëllai i saj 31-vjeçar, kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët, ndërsa një 48-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë. Për ngjarjen është ndaluar bashkëshorti i 27-vjeçares. Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, i dyshuari V.R., 38 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj bashkëshortes së tij, N.B., 27 vjeçe, dhe vëllait të saj, E.B., 31 vjeç, duke u shkaktuar vdekjen. Gjithashtu, nga të shtënat është plagosur rëndë M.B., 48 vjeç, djali i xhaxhait të bashkëshortes së të dyshuarit. 31-vjeçari është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti në vendin e ngjarjes, ndërsa gruaja është dërguar...