Krimi i trefishtë në Shkodër, zbulohen detajet: Të rinjtë u konfliktuan në lokal, autori shkoi te shtëpia e viktimës dhe aty…
Zbardhen detaje të reja nga krimi i trefishtë i ditës së sotme në Shkodër (8 shtator), ku një 24-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri dhe babai i tij mbeti i plagosur. Ka qenë një sherr mes viktimës Ylber Luli dhe autorit Andri Vulaj, që ka çuar në ngjarjen e rëndë me një të vrarë dhe 2 të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit në banesën e viktimës. Pasi janë konfliktuar gjatë mbrëmjes në një lokal në zonën e Gjuhadolit, autori i dyshuar rreth orës 05:00 të mëngjesit ka shkuar në banesën e viktimës me idenë për t’u sqaruar. Me vete i dyshuari i vrasjes kishte edhe një pistoletë. Në bisedë e sipër, viktima dhe autori janë përleshur me njëri-tjetrin fizikisht...
Burimi:
javanews.al