Krimet zgjedhore/ Prokuroria bën bilancin: 87 kallëzime penale, 7 në SPAK, 7 të arrestuar

Krimet zgjedhore/ Prokuroria bën bilancin: 87 kallëzime penale, 7 në SPAK, 7 të arrestuar

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Prokuroria e Përgjithshme informon se ka regjistruar gjithsej 87 kallëzime penale për krime zgjedhore. Për 34 është regjistruar procedimi penal, ndërsa 7 persona janë arrestuar, konkretisht në Tiranë, Lezhë, Elbasan e Fier. NJOFTIMI: Informacion për kallëzimet, procedimet penale dhe arrestimet në lidhje me veprat penale që prekin zgjedhjet e lira Prokuroritë pranë gjykatë së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, kanë regjistruar gjithësej 87 kallëzime penale, 34 procedime penale, ndërsa janë arrestuar 7 persona për veprat penale në fushën e zgjedhjeve.  Deri më 12.05.2025, në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, këto prokurori kanë raportuar si më poshtë: • Janë regjistruar gjithësej 87 kallëzime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 327, 328, 328/a, 328/b, 329, 329/a, 331/a...