Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Krimet zgjedhore/ Celibashi: Të caktohet në ligj bashkëpunimi me SPAK
Në këtë zyrë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK, për javë me radhë shqyrtuan të gjitha denoncimet që lidhen me krimet zgjedhore. Tashmë që zgjedhjet përfunduan, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, gjatë një interviste për Klan News, bën një vlerësim të bashkëpunimit të institucionit që ai drejton me dy institucionet e tjera të drejtësisë. “Një eksperiencë e suksesshme, edhe pse kam konstatuar që për një pjesë të politikës, ky bashkëpunim nuk ka marrë vlerësimin që në gjykimin tim do duhej ta merrte.” Kryekomisioneri tregon numrin e procedimeve penale për të cilat ka një hetim dhe tipologjitë e krimeve...