
Krimet zgjedhore. Ambasada britanike jep detaje për takimin me kryeprokurorin Çela, Dumanin dhe Celibashin
Ambasada Britanike ka thirrur në një takim kryeprokurorin Special Olsian Çela, kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin dhe Komisionerin Publik të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashin. Në njoftimin e ambasadës britanike bëhet e ditur se qëllimi i këtij takimi është strategjia e hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore. ”Ambasada Britanike ftoi Kryeprokurorin Special, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Komisionerin Publik të Zgjedhjeve për të informuar ambasadorët mbi strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore, publikuar në vitin 2025. Seanca informuese mbuloi qasjet kolektive dhe individuale të institucioneve për hetimin e shkeljeve zgjedhore brenda mjedisit aktual operativ, përfshirë strategjinë për zbutjen e rreziqeve potenciale...