Krimet zgjedhore, Altin Dumani: Strategjia ka pasur efekt parandalues, morëm 193 kallëzime

Krimet zgjedhore, Altin Dumani: Strategjia ka pasur efekt parandalues, morëm 193 kallëzime

Kreu i SPAK, Altin Dumani, zhvilloi sot një takim me dyer të mbyllura me gazetarët, ku në qendër të diskutimit ishte krimi zgjedhor në lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. “Strategjia e SPAK-ut ka pasur efekt parandalues, por edhe bashkëpunim. Statistikat dhe të dhënat mund t’i sjell para jush, janë administruar 193 materiale, 35 nga policia e shtetit, 80 nga qytetarët, 16 kallëzime nga persona juridikë. Nga 43 procedime të regjistruara një është dërguar për gjykim. Mbeten nën hetim 39 procedime penale. Janë lëshuar nga gjykata 17 kontrolle banesash personale ku është bërë e mundur të gjenden prova materiale.Edhe...