Krim mjedisor në Lezhë/ Sekuestrohen 4 mjete të rënda, procedohen 3 shtetas

Krim mjedisor në Lezhë/ Sekuestrohen 4 mjete të rënda, procedohen 3 shtetas

Në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe ndëshkimin e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), evidentuan një rast të rëndë të shfrytëzimit të paligjshëm të shtratit të lumit Mat nga një subjekt privat. Si rezultat i këtij operacioni: u shpall në kërkim administratori i subjektit, u proceduan penalisht 3 punonjës dhe u sekuestruan 4 mjete të rënda që përdoreshin në këtë aktivitet të jashtëligjshëm. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi: Lezhë/Vijojnë...