Krim i rëndë në familje/ Burri ‘ther’ me thikë gruan para djalit të tyre 7-vjeçar

Krim i rëndë në familje/ Burri ‘ther’ me thikë gruan para djalit të tyre 7-vjeçar

Një 33-vjeçar me origjinë nga Kosova (Samson K.) dyshohet se ka therur me thikë bashkëshorten e tij, Sabrina K. (31-vjeçare), duke i shkaktuar plagë të rënda trupore. Sipas mediave gjermane, viktima ka marrë pesë goditje me thikë. Raportohet se rasti ka ndodhur në prezencën e djalit të tyre 7-vjeçar. Gazeta gjermane Bild shkruan se Samson dhe Sabrina ishin të martuar prej disa vitesh dhe kishin dy fëmijë, një vajzë 4-vjeçare dhe djalin, shkruan KosovaPress. I dyshuari pas krimit është ndaluar pranë viktimës së lënduar rëndë dhe ka kryer një telefonatë. Një dëshmitar e ka fotografuar atë.
Burimi: Sot.com.al