Burimi:
Sot.com.al

Krijoi në Itali një organizatë për trafikim të qenieve njerëzore, arrestohet në Durrës 49-vjeçari egjiptian
👁4126
Një 49-vjeçar nga Egjipti, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës. Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 36” u vu në pranga shtetasi me iniciale W.E., i cili akuzohet se kishte krijuar një organizatë kriminale për trafikun e qenieve njerëzore. Për këtë person, Gjykata e Katanias ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Për këtë veprimtari kriminale ligji në Itali parashikon si dënim maksimal 20 vjet burgim. Ndërkohë Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për...